KRYEFAQJA » LAJME » Intensifikohen punimet në Unazën e Madhe të Tiranës
Intensifikohen punimet në Unazën e Madhe të Tiranës

Intensifikohen punimet në Unazën e Madhe të Tiranës

Segmenti i Unazës së Madhe të Tiranës, nga Shkolla Teknologjike deri në Selitë, do të përfundojë berenda vitit 2016. Kjo u bë e ditur nga ministri i transporteve Edmond Haxhinasto i cili bashkë me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vëzhguan nga afër punimet. Ndërsa në terren po punohet me intensitet, veçanërisht tek Shkolla Teknologjike, problem duket se është shpronësimi i disa banorëve. Sipas zoti Haxhinasto ndërtimi i këtij segmenti do të lehtësojë lëvizjen për mbi 100 mijë banorë të kryeqyetit. Ai do të jetë ndërkohë pjesë e aksit rrugor të autostradave që lidh veriun e  Shqipërisë me korridorin e 8-të nëpërmjet tynelit të Kërrabës duke lehtësuar kalimin e njerëzve dhe mallrave.