KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Intensifikohet ndërtimi i TAP
FA angazhohet në kontrollin dhe pastrimin e TAP

Intensifikohet ndërtimi i TAP

Brenda vitit 2016 do të përfundojë infrastruktura mbështetëse për zhvillimin e gazsjellësit Trans-Adriatik  në teritorin shqiptar. Në zonat malore puna ka nisur për ndërtimin e 51 km rrugë të reja dytësore, dhe rindërtimin 41 km të tjera ekzistuese. Brenda 6-mujorit të parë të 2016-tës parashikohet të rindërtohen 42 ura ekzistuese në zona rurale ku do të kalojë gjurma e veprës energjetike dhe do të ndërtohen tre ura të reja. Ndërtimi i rrugëve dhe urave do t’i hapi rrugë fillimit të vendosjes së tubacioneve. Në territorin shqiptar TAP do të shtrihet në 210 kilometra në tokë dhe 37 kilometra në detin Ariatik. Në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar, respektivisht Bilisht dhe Fier, do të ndërtohen stacione të fuqishme kompresorësh.
TAP do të transportojë gazin nga Azerbajxhani mes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Ai parashikohet të jetë funksional në vitin 2020. Gazsjellësi ka një kapacitet deri në 10 miliardë metër kub në vit me mundësi dyfishimi të kësaj sasie. TAP vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri me rreth 1 miliard euro. Ndikimi në ekonominë shqiptare parashikohet të arrijë në trefishimin e kësaj vlere. Në vitin 2017, pritet që rreth 500 milionë euro ti shtohen prodhimit të brendshëm bruto.