KRYEFAQJA » LAJME » Interesim i madh në Stadiumin “Loro Boriçi” për Shqipëri – Spanjë
Interesim i madh në Stadiumin “Loro Boriçi” për Shqipëri - Spanjë

Interesim i madh në Stadiumin “Loro Boriçi” për Shqipëri – Spanjë

Në mbikqyrjen e afro 1300 policëve prej disa orësh në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ka nisur hyrja e tifozëve. Pavarësisht kohës së keqe, duket se 16 mijë tifozë të zjarrtë do ta ndjekin ndeshjen Shqipëri-Spanjë nga shkallët e stadiumit. Autoritetet e UEFA-s kanë inspektuar fushën e “Loro Boriçit” për të parë kushtet e saj. Ato i druhen përsëritjes së ngjarjes së takimit Shqipëri – Maqedoni, kur koha e keqe detyroi arbitrin ta ndërpresi zhvillimin e tij dhe ndeshja u zhvillua 24 orë më vonë.
Policia e Shtetit vazhdon të kërkojë mirëkuptimin e sportdashësve për respektimin dhe zbatimin e rregullave. Atyre u është kërkuar veç biletës edhe dokumenti i identifikimit, si dhe mosmbajtja e sendeve të forta, burive, shisheve të çfarëdo lloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike. Policia e Shtetit thekson së është kryer kontrolli i ambjenteve të stadiumit me qen antieksploziv.