KRYEFAQJA » LAJME » Milva Ekonomi në forumin e Parisit
interkonjeksioni shqiperi-kosove, ministria ekonomise, milva ekonomia

Milva Ekonomi në forumin e Parisit

Inagurimi i linjës të interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, per ministren e zhvillimit ekonomik Ekonomi, është shembulli më të mirë i Procesit të Berlinit i cili po jep frytet e veta për krijimin e një tregu të përbashkët energjitik në rajon. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, është duke marrë pjesë në Forumin e Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit. Për Ekonomin është shënuar përparim në fushën e transportit hekurudhor e sidomos për hekurudhën Shqipëri-Mal i Zi si dhe dakordësia në pasjen e një linje hekurudhore me Greqinë. Gjithashtu ministria beri me dije se banka europiane per rindertim dhe zhvillim ka dhënë 35 milion euro grant për financimin e hekurudhës për në Aeroportin Nënë Tereza dhe atë ekzistuese drejt portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj Ministrja u shpreh se energjia dhe transporti janë te rëndësishme per ndërlidhjen në rajon. Në këndvështrimin e ministres Ekonomi sfidat e së ardhmes për Ballkanin Perëndimor lidhen me thellimin e bashkëpunimit sipas planit të aprovoruar nga CEFTA, Planin e Përbashkët të Veprimit hartuar nga Banka Botërore si dhe ato që njihen si “masat e buta” ‎pëfshi ato të sanksionuara në Traktin për Energjinë.