KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Inva Mula do të pritet nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç
Inva Mula do të pritet nga kryeministri serb Aleksander Vucic

Inva Mula do të pritet nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç

Media serbe po i bën jehonë interpretimit të sopranos shqiptare Inva Mula në teatrin e operas së Beogradit. Në orën 10. 30 sopranoja me famë botërore do të pritet edhe nga kryeministri serb Aleksander Vucic. Vetë këngëtarja ka konfirmuar takimin e sotëm me kryeministrin serb duke evidentuar faktin se arti zbut konfliktet. Ndonëse siç është shprehur në një intervistë për TVSH para se të nisej për Beograd nuk mund ti shpëtonte ky interpretim edhe kontekstit historik, kjo pjesëmarrje e saj në operan la Boheme synon të ndërtoje ura mes shqiptarëve dhe serbëve jo vetëm në muzikë. Opera “La Boheme” do të ngjitet në teatrin e Beogradit nesër në mbrëmje ndërkohë që ky është fruti i parë në kryeqytetin serb i marrëveshjes mes teatrit të operas dhe baletit në Tiranë dhe teatrit të operas së Beogradit pas koncertit që pati në Tiranë dirigjenti Dejan Sevic. Gazetat serbe si B92 evidentojnë faktin se sopranoja shqiptare ka një karrierë ndërkombëtare dhe se ka në repertorin e saj rolet më të njohura të operas botërore.