KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Divjakë: Rruga e transformimit në shëndetësi do vijoje

Rama në Divjakë: Rruga e transformimit në shëndetësi do vijoje

Kantierin më të vështire të reformave, e cilësoi Kryeministri Edi Rama, të gjithë transformimin që ka përfshirë shendetësinë në 3 vitet e qeverisjes. Nga Divjaka, ku inspektoi punimet për ndërtimin e poliklinikës së re që u shërben 34 mijë banorëve, shefi i qeverisë, tha se bazat kryesore të tranformimit janë hedhur. 75 milion lekë janë investuar për poliklinikën moderne të Divjakes, që ofron shërbime jo vetëm të mjekut të familjes, por edhe të specializuara të kardiologjisë, okulistikës, imazherisë etj. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputeti i zones, Erjon Brace, u njohën në Lushnje edhe me ecurinë e check up-it falas, ku rezulton të jenë kryer rreth 21 000 vizita. Mjekët në kabinetin e check up-it, e informuan kryeministrin, se pas këtij kontrolli kanë mundur të zbulojnë në kohë probleme të rënda shëndetësore, duke marrë mjekimin e nevojshëm. Në prag të çeljes së sezonit veror, kryeministri Rama, inspektoi edhe punimet e sheshit qëndror të Divjakës, financuar nga programi i Rilindjes Urbane, duke i dhënë një tjetër dimensin hapsire publike dhe rekreative, jo vetëm për banorët, por edhe për pushuesit.