KRYEFAQJA » LAJME » Investime në shkollat e Lushnjës
shkolla-9-vjecare-lushnje-rikonstruksione

Investime në shkollat e Lushnjës

 

Përgatitja e ambienteve arsimore, dhe infrastrukturore në rreth 50 godina arsimore janë një sfidë për institucionet qëndrore të Lushnjes. Bashkia e Lushnjes ka kryer punime të cilat kryesisht në mirëmbajtjen e objekteve. Përveç punës së kryer nga bashkia e qytetit për mirëmbajtjen e kopshteve dhe shkollave, Lushnja ka perfituar disa projekte nga qeveria, të cilat përfshijnë rikonstruksionin total të godinave. Gjimnazë “18- tetori”, shkolla 9- vjeçare “Kongresi i Lushnjes” dhe terrenet sportive të shkollës Skënder Libohova, janë projektet e nisura për këtë vit, të cilat do të përfundojnë në këtë fundvit.