KRYEFAQJA » LAJME » Investimet në Tiranë, Veliaj: Tirana është kthyer në kantier ndërtimi

Investimet në Tiranë, Veliaj: Tirana është kthyer në kantier ndërtimi

Investimet në infrastrukturë vijojnë në njësinë administrative nr. 1 të Bashkisë së Tiranës, ku brenda pak javësh banorët do të kenë një rrugë të re. Bëhet fjalë për rrugën “Ali Shefqeti”, e njohur si Rruga e Shkozës, me gjatësi 2 km. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velia, tha se veç rikonstruksionit të rrugës, projekti parashikon punime të plota në trotuare, kanalizime, ndriçim dhe sinjalistikë. Në njësinë 1 bashkia ka investuar rreth 3 mln dollarë apo 1/5-ën e investimeve të gjithë Bashkisë së Tiranës. Por ndërhyrjet e Bashkisë do të prekin edhe infrastrukturen shkollore e sociale, duke e kthyer atë sipas zotit Veliaj në një kantier ndërtimi.