KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, 12 viktima nga sulmi në xhami

Irak, 12 viktima nga sulmi në xhami

Të paktënu 12 persona kanë mbetur të vdekur rarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në një xhami në Abu Graib, 15 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad në Irak. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që është i pari rreth Bagdadit, qëkur qeveria shpalli fitoren kundër militantëve të Shtetit Islamik në Falluxha. Në këtë lagje kryesisht të banuar me popullatë sunite, besimtarët ishin mbledhur në xhami për falje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Militantët e Shtetit Islamik u kishin bërë thirrje mbështetësve për t’i shtuar sulmet gjatë Ramazanit.