KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, dy shpërthime shkaktojnë 44 viktima, 90 të plagosur
iraq

Irak, dy shpërthime shkaktojnë 44 viktima, 90 të plagosur

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 90 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime që kanë ndodhur në Bagdad. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy shpërthime të ndara me bombë ku njëri ka ndodhur në veri të Bagdadit, ku janë vrarë 38 persona dhe janë plagosur më shumë se 70 njerëz. Nga shpërthimi i veturës-bombë kanë vdekur 6 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 20. Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por luftëtarët e ISIS-it javën e kaluar kanë ndërmarrë sulme në Bagdad në të cilat janë vrarë të paktën 100 persona.