KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, Falluxhah e çliruar nga ISIS
irak, falluxhah, isis, lufte, clirim

Irak, Falluxhah e çliruar nga ISIS

Ushtria irakene njoftoi sot se ka marrë në kontroll edhe bastionet e fundit të militanteve të shtetit islamik në Falluxhah, pas një operacioni njëmujor për çlirimin e këtij qyteti. Kreu i forcave antiterror të Irakut Gjeneral Abdyl Uahad al-Saadi bëri të ditur se forcat që ai drejton kanë hyrë në lagjen veriperëndimore al-Xhulan, e cila ishte edhe zona e fundit nën kontrollin e militanteve. Sipas al-Saadit, misioni i cili filloi në muajin maj mund të quhet tashmë i përmbushur dhe qyteti i çliruar plotësisht. Shteti islamik pushtoi Falluxhan në janar të vitit 2014. Të paktën 1 800 militant janë vrarë gjatë operacionit qeveritar për të rimarrë nën kontroll qytetin.