KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Hedh veten në erë vëllai i kamikazit të arrestuar
Irak: Hedh veten në erë vëllai i kamikazit të arrestuar
EPA/STR

Irak: Hedh veten në erë vëllai i kamikazit të arrestuar

Ka hedhur veten në erë sot në një atentat vetëvrasës vëllai i adoleshentit që të dielën e shkuar ishte arrestuar në Kirkuk, në Irak, para se të aktivizonte jelekun e tij shpërthyes.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i policisë lokale, duke thënë se dy djemtë kanë qënë “stërvitur dhe janë nxitur nga i ati për të bërë veprime vetëvrasëse”.

Djali i arrestuar është 15 vjeç dhe është me prejardhje nga Mosuli. Nuk dihet mosha e vëllait të tij, që hodhi veten në erë në një xhami shiite, duke arritur të plagosë dy persona.