KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, ish komandantët ushtarakë drejt gjyqit
Irak, ish komandantët ushtarakë drejt gjyqit

Irak, ish komandantët ushtarakë drejt gjyqit

Parlamenti i Irakut miratoi kërkesën e një paneli parlamentar, që bën thirrje për të dërguar në gjyq ish-kryeministrin Nuri al-Maliki dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë, si përgjegjes për humbjen e qytetit Mosul, i cili u pushtua nga militantët e Shtetit Islamik në vitin 2014. Ligjvënësit irakianë ia dërguan raportin Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që të ndërmerren veprime ligjore. Në raportin e panelit janë fajësuar edhe mbi 30 zyrtarë të tjerë, përfshirë ish-guvernatorin e Mosulit. Militantët e Shtetit Islamik e morën nën kontroll qytetin e Mosulit në qershor të vitit të kaluar. Si përgjegjës për braktisjen e Mosulit konsiderohen edhe disa komandante të lartë ushtarake. Kryeministri aktual i Irakut, Haider al-Abadi, ka hapur rrugën për një gjyq ushtarak të komandantëve ushtarakë që kanë braktisur postet e tyre. Ndërsa Maliki, me përkatësi shiite, shihet nga shumë njerëz si nxitës i tensioneve sektare, duke çuar në rritje të pakënaqësisë në zonat me shumicë sunite, të pushtuara nga Shteti Islamik.