KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Kamikazët sulmojnë stacionin policor dhe një termocentral

Irak: Kamikazët sulmojnë stacionin policor dhe një termocentral

Militantët e ISIS-it, të armatosur kanë sulmuar objektivat qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut. Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmuesit kanë pasur të veshur jelekë me eksplozivë dhe kanë sulmuar selinë e policisë, pika të kontrollit dhe patrulla të policisë. Dëshmitarët kanë thënë se një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë. Grupi militant Shteti Islamik eshte deklaruar se qëndron prapa këtij sulmi, i cili vjen në kohën kur forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të, kanë nisur një ofensivë për të çliruar qytetin e Mosulit. Guvernatori i Kirkukut, ka thënë se militantët nuk kanë marrë nën kontroll asnjë ndërtesë qeveritare. Nuk ka pasur raportime për viktima nga ky sulm.Por në Dibis, që është në provincë e Kirkut, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një central elektrik të ndërtuar nga një kompani iraniane, duke lënë të vdekur 16 persona, përfshirë irakianë dhe iranianë.