KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Kapet “emiri” i ISIS-it, “truri” i sulmit në Kirkuk
Irak: Kapet "emiri" i ISIS-it, "truri" i sulmit në Kirkuk

Irak: Kapet “emiri” i ISIS-it, “truri” i sulmit në Kirkuk

Forcat e sigurisë irakiane kanë kapur “emirin” e ISIS-it Abu Islam al-Ansarai, që konsiderohet si “truri” e sulmit të përgjakshëm të së premtes së shkuar në Kirkuk. Këtë lajm e bën të ditur televizioni kurd Rudau. Gjatë një ndërhrjeje të shpejtë, që u bë mbrëmjen e shkuar, janë arrestuar tetë ushtarë, të cilët janë akuzuar se kanë marrë pjesë ose kanë dhënë mbështetje logjistike.

Burime të sakta bëjnë të ditur se batalioni zhihadist, që mendohet se përbëhet nga të paktën 70 ushtarë, kanë sulmuar nga Hauija, “Falluxha” zhihadiste rreth 150 kilometra në jug të Erbil-it.