KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Mbi 4.000 persona largohen nga Mosuli
Irak: Mbi 4.000 persona largohen nga Mosuli

Irak: Mbi 4.000 persona largohen nga Mosuli

Mbi 4.000 persona kanë ikur nga zonat përreth Mosulit që nga fillimi i sulmeve ushtarake për ta rrimarrë qytetin nga duart e ISIS, tha Peter Hawkins, përfaqësues i UNICEF-it në Irak.

Hawkins, që nuk qe në gjendje të japë një të dhënë të saktë rreth numrit të personave të larguar, nënvizoi se gjendja e fëmijëve të paktën në njërin prej kampeve është shumë e paqëndrueshme.