KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, mbi 60 të vrarë nga sulmi me bombë

Irak, mbi 60 të vrarë nga sulmi me bombë

Të 64 persona kanë humbur jetën ndërsa 87 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në një treg të populluar në veri të Bagdadit. Sipas policisë irakene, shpërthimi ka ndodhur në qarkun shiit Sadr Siti. I ashtuquajturi Shtet Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Shumica e viktimave përfshijnë gra dhe fëmijë. Nga sulmi janë dëmtuar po ashtu ndërtesat dhe automjetet pranë. Ekstremistët sunitë të Shtetit Islamik, që vazhdojnë të kontrollojnë zona në veri dhe perëndim të Irakut, sulmojnë shpesh zonat e dominuara me shiitë.