KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Në Mosul 600.000 banorë janë pa ujë
Irak: Në Mosul 600.000 banorë janë pa ujë

Irak: Në Mosul 600.000 banorë janë pa ujë

Rreth 600.000 banorë të lagjeve lindore të Mosulit, ku forcat qeveritare luftojnë kundër zhihadistëvë të ISIS-it, kanë mbetur pa ujë si shkak i dëmeve që ka pësuar ujësjellësi më i madh i zonës, sipas zëdhënësit të Këshillit të Provincës Ninive.

“Ujësjellësi kryesor, që furnizon 15 lagje qyteti dhe lagjet periferike lindore, saktësoi anëtari i këshillit, Hussam al Abbar, ka pësuar dëme shumë të mëdha si shkak i luftimeve”. Abbar shtoi se skuadrat e teknikëve që duhet të rregullojë dëmet është e pamundur të shkojë në atë zonë ku vazhdon beteja.

Sulmi i ushtrisë qeveritare që filloi me 17 tetor për ta marrë Mosulin nga duart e ISIS ka sjellë deri tani vetëm marrjen e disa lagjeve në kufirin e periferisë lindore të qytetit, ku zhihadistët vazhdojnë të qëndrojnë.