KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Ngadalëson sulmi drejt Mosulit
Irak: Ngadalëson sulmi drejt Mosulit

Irak: Ngadalëson sulmi drejt Mosulit

Ngadalëson sulmi drejt Mosulit i ushtrisë irakiane nga jugu, dhe në veçanti ai i ushtarëve Peshmerga kurdë nga lindja, pasi që dje vetë kurdët patën thënë se kanë arritur rreth 50 kilometra pranë Mosulit.

Një e dërguar e televizionit mbarëarab Al Arabija pranë vijave ballore ndërmjet forcave kurde dhe ushtarëve të ISIS-it njofton se Peshmerga-t janë pothuajse të ndalur, pasi pohuan dje se kanë marrë kontrollin e 8 ose 10 fshatrave në lindje të Mosulit, qyteti bastion i Shtetit Islamik.

E njëjta gazetare nënvizon që nga disa prej këtyre fshatrave shikohen akoma të ngrihen shtylla tymi si pasojë e zjarreve të vëna nga zhihadistët, që duket se janë akoma aty. Në veçanti, kurdët nuk kanë arritur akoma të marrin nën kontroll fshatin kryesor të krishter të këtij rajoni, Bartelën.