KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, numri i viktimave të sulmit me bombë arrin në 250
irak

Irak, numri i viktimave të sulmit me bombë arrin në 250

Ministria e Shëndetësisë në Irak ka deklaruar se numri i të vrarëve nga shpërthimi i një kamioni-frigorifer në një hapësirë tregtare në kryeqytetin Bagdad, ka arritur në 250 persona. Sulmi më 3 korrik ndodhi ndërsa familjet kishin dalur për të blerë gjëra në kuadër të përgatitjeve për festën e Bajramit. Ky sulm ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të Irakut, Mohammed Gabani. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, që në vitin 2014 ka pushtuar territore të mëdha në veri dhe perëndim të Bagdadit. Qeveria ka shpallur tri ditë zie për viktimat e këtij sulmi.