KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, rekord në pelegrinazhin e Qerbelasë
Irak, rekord në pelegrinazhin e Qerbelasë

Irak, rekord në pelegrinazhin e Qerbelasë

Miliona myslimanë shiite u mblodhën në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në një nga ritualet e tyre më të shenjta të quajtur Arbain. Dita perkujton fundin e zisë 40 ditore pas vrasjes së imam Huseinit, nipit të profetit Muhamed në një betejë në vitin 680. Televizioni shtetëror irakian tha se 22 milionë njerëz e kanë vizituar këtë javë Qerbelanë, duke vendosur një rekord të këtij pelegrinazhi dhe duke e bërë atë më të madhin në botë, me një shifër tepër më të lartë se plegrinazhi i haxhit ne Meke që mbledh 2 milionë besimtarë. Ceremonitë kryesore u mbajtën në faltoret e imam Abas Aliut dhe atë të imam Huseinit. Pelegrinët vijnë në Qerbela përgjithësisht në këmbë, nga qytete që janë qindra kilometra larg dhe prej nga rrugëtimi zgjat me javë. Në këtë pelegrinazh marrin pjesë edhe të krishterë dhe anëtarë të mjaft sekteve të tjera lokale. Me rastin e pelegrinazhit janë marrë masa te rrepta sigurie.