KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak, vazhdojnë sulmet për largimin e ISIS nga qyteti Ramadi
Irak, vazhdojnë sulmet për largimin e ISIS nga qyteti Ramadi

Irak, vazhdojnë sulmet për largimin e ISIS nga qyteti Ramadi

Ushtarakët e lartë në Irak lajmëruan se forcat qeveritare kanë nisur një mësymje të gjërë dhe do t’i largojnë militantët e Shtetit Islamik nga qyteti perëndimor, Ramadi, brenda disa ditësh. “Gjatë ditëve të ardhshme do të shpallet lajmi për çlirimin e plotë të Ramadit”, thanë ushatrakët në televizionin shtetëror. Trupat qeveritarë kanë përpaurar në pjesën qëndrore të qytetit që mbahej nga militantët që nga muaji maj i këtij viti. Përparimi i ushtrisë kryhet me mbështetje të sulmeve ajrore nga aviacioni i koalicionit kundër Shtetit Islamik, por është i ngadaltë pasi ushtria përballet me sjaperët e grupit militant dhe me tentatorë vetëvrases.Nëse rimerret Ramadi, atëherë ky do të jetë qyteti i dytë i madh, pas Tikritit, që kthehet nën kontrollin e qeverisë, nga duart e grupi ekstremist, Shteti Islamik.