KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Vazhdojnë sulmet per rimarrjen e Mosulit
Irak: Vazhdojnë sulmet per rimarrjen e Mosulit

Irak: Vazhdojnë sulmet per rimarrjen e Mosulit

Në Irak vazhdojnë sulmet ajrore dhe tokësore për të rimarrë kryeqendrën e Shtetit Islamik. Forcat e armatosura irakiane thanë se kanë eliminuar të paktën 67 zhihadistë të ISIS me anë të një sulmi ajror në veri të Mosulit. Në një komunikatë të grupit njoftues për luftën thuhet se ushtarë të Shtetit Islamik ndodheshin në Hotel Ninive Oberoi, që u godit nga bombardimet. “Një avion F-16, thuhet në njoftim, ka shkatërruar më parë mbrojtjen kundër-ajrore dhe më pas ka goditur hotelin, ku ishte mbledhur një grup i madh zhihadistësh, duke vrarë 67, shumë nga të cilët të huaj”.

Ushtria irakiane shpreson të marrë kontrollin e pjesës lindore të Mosulit “brenda pak ditësh”, që më pas të planifikojë një sulm në lagjet e qendrës, në perëndim të lumit Tigri. Këtë e tha gjenerali Maan Zaed Ibrahim, ushtarak i lartë i Divizionit të Artë, grup i zgjedhur i forcave të armatosura, për televizionin kurd Rudau. Ibrahim nënvizoi se dje përparimi ndaloi si shkak i çminimit dhe heqjes së kurthave shpërthyese të lëna nga ISIS në lagjen Gogjali, që tani ndodhet nën kontrollin e ushtrisë. Forcat irakiane, shtoi ushtaraku i lartë, “janë tani pranë lagjes Al Karama”.