KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irak: Zbulohet një varr masiv me eshtrat e 100 civilëve
Irak: Zbulohet një varr masiv me eshtrat e 100 civilëve

Irak: Zbulohet një varr masiv me eshtrat e 100 civilëve

Një varr masiv që mbante eshtrat e rreth 100 civilëve me koka te prera është zbuluar brenda një shkollë në një qytet në jug të Mosulit. Varri masiv u gjet nga forcat irakiane në Shkollën e Bujqësisë në periferi të Hammam al-alil, një qytet që ushtria ia rimori ISIS-it të hënën, tha Komanda e Përbashkët Ushtarake e Irakut. Ekipet speciale janë dërguar në vend për të hetuar vrasjet. Prerjet e kokave dhe varreza masive janë bërë një vulë e grupit terroriste sunitë. Forcat federale të Irakut dhe trupa ushtarake sulmuan qytetin e mbajtur nga ISIS-i rreth 30 kilometra në jug të Mosulit.