KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Iraku tronditet sërish nga sulmet
Iraq2

Iraku tronditet sërish nga sulmet

Zyrtarët irakenë njoftuan për dy sulme vetëvrasëse të njëpasnjëshme në një stacion policor në Bagdad, ku mbetën të vrarë të paktën 5 policë. Sulmi i sotëm vjen një ditë pas dhunës së fundit në kryeqytetin iraken, më të tmerrshmin për këtë vit, ku mbetën të vrarë 93 persona dhe mbi 165 të tjerë u plagosën. Kjo ndodhi pas një serie bombardimesh, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik. Militantët e Shtetit Islamik gjithashtu kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme në perëndim të Abu Ghraib. Një zyrtar policor tha se sulmuesi i parë hodhi vetën në erë në hyrje të stacionit policor, ndërsa i dyti shpërtheu eksplozivët brenda ndërtesës. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur 12 policë.