KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Iran, Parlamenti voton ligjin që i kërkon dëmshpërblim SHBA-së për veprimet armiqësore ndër vite

Iran, Parlamenti voton ligjin që i kërkon dëmshpërblim SHBA-së për veprimet armiqësore ndër vite

Qeveria iraniane do t’i kërkojë dëmshpërblim SHBA-së për veprimet e ashpra të kryera ndaj Iranit që prej 63 vitesh. Sipas televizionit shtetëror iranian, parlamenti e votoi sot ligjin. “Qeveria ka detyrë të marrë masat e nevojshme për të kompesuar dëmtimet e shkaktuara nga SHBA-ja ndaj Iranit apo qytetarëve të tij për 63 vjet”, thuhet në tekstin e miratuar. Aty citohen dëmet materiale apo morale të shkaktuara nga SHBA-ja që prej grushtit të shtetit kundër qeverisë nacionaliste të Mohamad Mosadeg në vitin 1953, si dhe ato të kryera gjatë luftës Iran-Irak (1980-1988), ato të shkaktuara nga shkatërrimi i platformave të naftës në Gji apo spiunazhi i zhvilluar nga amerikanët kundër Iranit. Shuma totale e dëmshpërblimit të kërkuar nuk është përcaktuar ende nga deputetët.i