KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Iran, sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare
iran, zgjedhjet parlamentare, raundi i dyte, votime

Iran, sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Iranianët u thirren sot te votojne në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të plotesojne përbërjen e parlamentit. Në këto votime do te zgjidhen 68 deputete nga 290 sa ka parlamenti gjithsej, te cilet nuk u zgjidhen ne raundin e parë me 26 shkurt. Aleatët e moderuar të presidentit moderator Hassan Rohani shënuan fitore të rendesishme në raundin e parë të zgjedhjeve, por nuk arriten të sigurojnë shumicën. Megjithate, një grup i gjerë deputetesh në parlament do t’i lejonte presidentit të ndërmerrte me shumë reforma në lirine qytetare dhe në ekonomi. Suksesi i Rohanit në shkurt u atribuohet përfitimeve ekonomike të Iranit, pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij, në muajin janar. Prej asaj kohe, Irani ka pasur 50 përqind rritje në eksportet e naftës.