KRYEFAQJA » LAJME » Irani akuzon për komplot olimpik në peshëngritje
EPA/LARRY W. SMITH
EPA/LARRY W. SMITH

Irani akuzon për komplot olimpik në peshëngritje

Ka përfunduar në mënyrë kontradiktore dhe, për rrjedhojë, ka shpërthyer në një skandal diplomatik. Irani e ka quajtur fitimin e medaljes së artë në peshëngritje nga gjeorgjiani Lasha Talakhadzes një komplot olimpik, duke bërë që, për të qetësuar gjakrat, të thirren në ndihmë edhe forcat e rendit në Rio. Favoriti iran i peshave të rënda, Behdad Salimikordasiabi, nuk arriti të kualifikohet për në dygarësh në kategorinë e peshës trupore mbi +105kg, pasi gjyqtarët ia anulluan në mënyrë kontradiktore provën e dytë në shtytje. Kjo bëri që shtangisti dhe trajnerët e zyrtarët iranianë të përplasen me drejtuesit e garës, duke i akuzuar për komplot dhe duke bërë që të kërkohet ndihma e policisë braziliane për të vendosur qetësinë.