KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Irani mban premtimet në lidhje me programin bërthamor
Zarif-Federica-Mogherini

Irani mban premtimet në lidhje me programin bërthamor

Irani dhe Bashkimi Evropian u pajtuan që Teherani i ka mbajtur premtimet lidhur me programin bërthamor dhe tani mund të zbatohet heqja e sanksioneve ndërkombëtare kundër ketij shteti. Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Xhevad Zarif, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e deklaruan këtë në një konferencë në Vjenë gjate orëve të vona të natës. Në deklaratën e përbashkët, dy zyrtarët theksuan se “kjo arritje dëshmon qartë se me vullnet politik, këmbëngulje dhe nëpërmjet diplomacisë shumëpalëshe, mund të zgjidhen çështjet më të vështira dhe të gjenden zgjidhje praktike e të zbatueshme. Marrëveshja është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, mori pjesë në takimet e Vjenës, por nuk ishte i pranishëm në konferencën për shtyp. Deklaratë u bë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha të shtunën se Irani i ka përmbushur detyrimet e veta.