KRYEFAQJA » LAJME » Irlanda mund Bosnjën 2-0 dhe pret biletën për në Francë
Irlanda mund Bosnjën 2-0 dhe pret biletën për në Francë

Irlanda mund Bosnjën 2-0 dhe pret biletën për në Francë

Irlanda kualifikohet për të dytën herë radhazi në një kampionat europian falë dy golave të Jon Walters që theu Bosnjën në stadiumin Aviva të Dublinit. Pas rezultatit 1-1 të arritur në Zenica, ndryshojnë marshin në shtëpi dhe fitojnë falë 11-metërshit të realizuar nga Walters dhe gjuajtjes fluturimthi të të njëjtit sulmues në pjesën e dytë.

Martin O’Neill kishte premtuar se nuk do të kënaqej me një 0-0 dhe skuadra e tij e pohoi duke e filluar ndeshjen me forcë të madhe. Asmir Begović ndërhyri dy herë kundër Wes Hoolahan dhe Robbie Brady.

Irlanda arrin të kontrollojë sulmin e papritur të Miralem Pjanić dhe në minutën e 23-të fiton një penallti kur Ervin Zukanović preku topin me dorë gjatë pasimit të Daryl Murphy. Walters shënon në të 24-ën minutë duke mundur Begović, ish-shokun e skuadrës te Stouk Siti.

Bosnja provon të përgjigjet me anë të Edin Džeko, por qendërsulmuesi mbështet Haris Medunjanin që gjuan keq. Mehmed Baždarević fut në lojë, në pjesën e dytë, Muhamed Bešić dhe skuadra fidhet në sulm. Medunjanin fut në punë portjerin irlandez Darren Randolph. Është përsëri Medunjanin që fut në zonë një top të rrezikshëm dhe mbrojtja irlandeze e largon me shumë mund.

Irlanda, e shtyrë nga tifozët e vet, shkon në sulm dhe lëshon goditjen vendimtare. Trajektorja e goditjes së dënimit nga Brady ngritet nga Ognjen Vranješ dhe Walters dërgon topin në rrjetë fluturimthi nga e djathta, është minuta e 70-të. Në fund të ndeshjes Vedad Ibišević godet traun e portës irlandeze. Pak më vonë filloi festa irlandeze për kualifikimin e arritur.