KRYEFAQJA » LAJME » Isa Mustafa, i vendosur për të vazhduar përpara
Isa Mustafa, i vendosur për të vazhduar përpara

Isa Mustafa, i vendosur për të vazhduar përpara

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar në një takim të partisë së tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, se nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur e rrënuar vendin dhe nuk ka ndërmend të jape dorëheqje duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë. Ai tha se është i vendosur të punojë dhe të pranojë vërejtjet e qytetarëve. Mustafa përmendi edhe Bashkësinë e komunave serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për të cilat tha se ato nuk mund të jenë arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Kosovës. Për demarkacionin Mustafa tha se se nëse ka pasur ndonjë gabim ai do të korrigjohet nga ekspertet dhe jo nga rruga.