KRYEFAQJA » LAJME » Ish kandidati për deputet ndalohet për ndërtime të jashtligjshme
Ish kandidati për deputet ndalohet për ndërtime të jashtligjshme

Ish kandidati për deputet ndalohet për ndërtime të jashtligjshme

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish kandidati socialist për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, Sait Fishta, u arrestua të dielën në mbrëmje, njoftoi policia e Tiranës. Sipas saj ai akuzohet për ndërtime të paligjshme në plazhin e Velipojës. Pak ditë më parë prokuroria e Shkodrës, kishte vendosur sekuestro ndaj 9 pallateve që Fishta po ndërtonte në këtë plazh. Edhe më parë biznesmeni ishte paralajmëruar nga organet kompetente për të ndërprerë punimet dhe mos ndërtuar në Velipojë, por ai kishte vazhduar sërish punën.