KRYEFAQJA » LAJME » Ish-Kreu I INUK-ut Zyhdi Dajti shpallet i pafajshëm

Ish-Kreu I INUK-ut Zyhdi Dajti shpallet i pafajshëm

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit, Zyhdi Dajti, i akuzuar për shpërdorim detyre.Dajti u akuzua nga prokuroria se kishte prishur në kundërshtim me ligjin një vilë në një resort turistik në Golem të Kavajës dhe për këtë kishte kërkuar dënimin e tij me një vit burg.

Por gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykatësi Altin Abdiu arriti në konkluzionin se Dajti nuk ka konsumuar asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe e shpalli të pafajshëm.