KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-kryebashkiaku i Londrës, Xhonson, kandidat për kryeministër: Nuk izolohemi, jemi pjesë e Evropës!
boris-johnson-

Ish-kryebashkiaku i Londrës, Xhonson, kandidat për kryeministër: Nuk izolohemi, jemi pjesë e Evropës!

Pak pasi David Cameron deklaroi dorëheqjen pas rezultatit të referendumit popullor që vendosi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ish-kryebashkiaku i Londrës shpalosi ambicien për t’u bërë kryeministër i vendit. Boris Xhonson përmes një deklarate për shtyp, ka falënderuar britanikët për largimin nga BE. Ai ka shprehur keqardhjen për largimin e Cameron duke theksuar se ishte guximi i tij që mundësoi referendumin. “Ishte një njeri me principe që i ka dhënë shumë këtij vendi”, – tha Xhonson. Menjëherë pas kësaj, kandidati më potencial si kryeministër i Britanisë jashtë BE-së pas 7 dekadash në Union, u përqendrua tek programi. Ai bëri thirrje për të parë drejt të ardhmes, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do vazhdojë të jetë e bashkuar e evropiane dhe largimi nga BE nuk do ta ndryshojë këtë. “Ne nuk do t’i kthejmë shpinën Europës, në jemi pjesë e saj, do të vazhdojmë të jemi një fuqi evropiane,” deklaroi Xhonson. “Shumë thonë që largimi ishte gabim por kundërshtoj duke thënë se ne i dhamë njerëzve për të zgjedhur dhe ata vendosën, vendimi i popullit nuk është kurrë i gabuar”, u shpreh Xhonson.