KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-lideri kubanez Fidel Kastro duket se i ka dhënë lamtumirën e fundit partisë së tij

Ish-lideri kubanez Fidel Kastro duket se i ka dhënë lamtumirën e fundit partisë së tij

Kongresi i fundit i partisë së vetme kubaneze, asaj Komuniste, ishte mallëngjyes për anëtaret e saj, pasi ish-lideri Fidel Kastro, mbajti një fjalim të rrallë ku foli për vdekjen e tij. “Së shpejti do të mbush 90 vjeç, dicka që nuk e kisha imagjinuar më parë”, u shpreh ai para 1300 aktivistëve komuniste në qëndren e konventave të Havanës, aty ku dikur mbante fjalime të gjata.

Së shpejti do të jem si të tjerët. Të gjithëve u vjen radha”, pranoi Kastro, i cili për gjysëm dukej i pavdekshëm, pavarësisht përpjekjeve të superfuqisë botërore për ta eliminuar, izoluar apo rrëzuar nga pushteti. Thirrjet Fidel Fidel edhe këtë herë ishin të panumërta, ndërsa ish-lideri fliste me zërin e tij të fortë por pak të ngjirur. “Ndoshta kjo është hera e fundit që flas në këtë sallë”, theksoi ai, duke shtuar se idetë e komunistëve kubaneze mbeten. Fidel Kastro mori pushtetin përmes revolucionit të vitit 1959 dhe e drejtoi Kubën deri në vitin 2006, kohë në të cilën u sëmur. Ai u pasua nga i vëllai Raul, dhe vete bën një jetë të veçuar, ku here pas here shkruan opinione në gazeta ose shfaqet në takimet me personalitetet që vizitojnë vendin e tij.