KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ish-presidenti i Brazilit është ndaluar nga policia për përfitime të paligjshme

Ish-presidenti i Brazilit është ndaluar nga policia për përfitime të paligjshme

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva është ndaluar nga policia federale të premten për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim mbi një skemë larje parash dhe ryshfetesh që thuhet se kanë financuar fushatat e tij dhe shpenzimet e Partisë në pushtet, asaj të Punëtorëve. Policia braziliane është shprehur se ekzistojnë prova që Lula ka marrë përfitime të paligjshme me vlerë rreth tetë milionë dollare të derdhura nga kompania shtetërore e gazit Petrolio Braziliero, në formën e pagesave dhe pronave të patundshme. Ndalimi i tij, pjesë e një hetimi që ka prekur ligjvënës të fuqishëm dhe drejtues biznesesh, ka tronditur imazhin e politikanit që konsiderohet më i fuqishmi në Brazil si dhe taktikat që Partia e tij e Punëtorëve ka përdorur prej 13 vitesh.