KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ish presidenti Mejdani u zgjodh anëtar i jashtëm i ASHAM-it

Ish presidenti Mejdani u zgjodh anëtar i jashtëm i ASHAM-it

 

Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani u emërua anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Zoti Mejdani u shpreh me këtë rast se vërehen përpjekje pozitive përsa i takon bashkëpunimit mes qeverive të Shqipërise dhe Maqedonisë dhe se Ballkani po e kupton më në fund se ka vetëm një rrugë për të ndërtuar Ballkanin e ri Evropian dhe ajo është rruga e bashkëpunimit, Akademia e Maqedonisë do të botoje se shpejti edhe një vepër të Kristo Frashërit, që do të thotë se bota lëviz, emancipohet dhe në këtë emancipim duhet të japim të gjithë kontributin tonë, deklaroi ai . Zoti Mejdani është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe autor i disa titujve shkencore mbi reformat demokratike në Shqipërinë post-komuniste dhe zhvillimet politike.