KRYEFAQJA » LAJME » Ish të përndjekurit kundërshtojnë përzgjedhjen e Xhafajt si ministër i brendshëm

Ish të përndjekurit kundërshtojnë përzgjedhjen e Xhafajt si ministër i brendshëm

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të  Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka raguar e ashpërsi pasi kryeministri Edi Rama ka propozuar për postin e ministrit të brendshëm, deputetin socialist Fatmir Xhafaj. Në një deklaratë të gjatë dhe me një fjalor të ashpër, zoti Xhafaj konsiderohet si një “bashkëpunëtor i ish diktatorit kriminel Enver Hoxha, dhe një hetues që ka dhunuar të drejtat  dhe liritë e njeriut ndaj kundërshtarëve të diktaturës”. Duke ju drejtuar kryeministrit Rama, unioni e konsideron zgjedhjet e zotit Xhafaj një fyerje kombëtare ndaj shtresës së të përndjekurve politikë. Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të  Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i kërkon me këtë rast presidentit Nishani të mos e dekretojë zotin Xhafaj si ministër të brendshëm për të ruajtur ekuilibrat e shoqërisë dhe unitetin e kombit, ndërsa vetë këtij të fundit të japi dorëheqje.