KRYEFAQJA » LAJME » Ish-të përndjekurit:Burgjet komuniste të kthehen në muze

Ish-të përndjekurit:Burgjet komuniste të kthehen në muze

Ish-të përndjekurit politikë ndihen të pakënaqur që disa prej ish-burgjeve më famëkeqe për vuajtjet dhe torturat komuniste në Shqipëri, si ai i Spacit, monument kombëtar i kategorisë së dytë apo i Burrelit, nuk janë shndërruar ende në muze kujtese.

Kreu i Institutit të ish-Përndjekurve Politikë një mbështetje të madhe shprehet se e ka kërkuar dhe gjetur tek institucionet ndërkombëtare në vend. Edhe turizmi i diktaturës në gjithë vendet e Europës Lindore, por edhe në Shqipëri, është duke shtuar turistët e “dark tourisme”, ose ndryshe të turizmit të errët.

Por jo vetëm Spaci dhe Burreli mund të jenë muzeume apo memoriale kujtese të Aushviceve shqiptare të diktaturës.