KRYEFAQJA » LAJME » Ishinger: Hiqni vizat për Kosovën

Ishinger: Hiqni vizat për Kosovën

Diplomati gjerman Volfgang Ishinger, ish-ndërmjetës në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë, ka kritkuar Bashkimin Evropian për vonesën e vizave. “Kosova ka nevojë për simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajonit”, tha ai. Diplomati gjerman Volfgang Ishinger, ish-ndërmjetës në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë, ka përshëndetur dialogun Serbi – Kosovë. Ishinger e ka cilësuar lajm të mirë deklaratat e Presidentit Thaçi, i cili është shprehur vazhdimisht pro bisedimeve me Serbinë dhe për kursin evropian të Kosovës. Ai ka lavdëruar edhe udhëheqësen e palës kosovare në dialog Edita Tahiri. Ishinger ka kritikuar ndërkaq, zhvillimet e fundit në parlamentin e Kosovës ku u përdor dhuna, teksa ka shtuar se kështu deputetët janë marrë me veten. Diplomati gjerman, gjithashtu ka theksuar se BE-ja duhet të bëjë më shumë për Kosovën dhe të mos e lërë anash. Ai ka apeluar tek BE-ja edhe për heqjen e vizave për Kosovën: “Kosova ka nevojë, për simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajonit – gjë që duhet të vlejë për qytetarin e Kosovës.