KRYEFAQJA » LAJME » ISHTI vijon inspektimet në terren, gjobiten 33 subjekte nga 693 kontrolle

ISHTI vijon inspektimet në terren, gjobiten 33 subjekte nga 693 kontrolle

Të gjitha pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe lëndëve djegëse që abuzojnë me cilësinë do të shkojnë për ndjekje penale nga inspektoriati shtetëror teknik industrial.

Ndërkaq, inspektoriati vijon kontrollet periodike në të gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë muajit Prill janë inspektuar 693 subjekte, nga të cilat janë gjobitur 33.

ISHTI parashikon të forcoje më tej kontrollet gjatë muajve të verës, ndërkohë që është i vendosur që të gjitha rastet flagrante me abuzimet në cilësi ti coj drejt prokurorisë.