KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISIS merr autorësinë e masakrës në Orlando; Obama: Ndryshim ligjit të armëmbajtjes

ISIS merr autorësinë e masakrës në Orlando; Obama: Ndryshim ligjit të armëmbajtjes

Strategjia amerikane e luftës kundër terrorizmit është në vënë në pikëpyetje pas sulmit tragjik të ditës së dielë në një club nate gei në Orlando, në Florida, i kryer nga një shtetas amerikan ndaj së cilit FBI-ja kishte nisur dy hetime me dyshimin për radikalizëm islamist. Grupi i Shtetit Islamik konfirmoi sot në radion e tij në formë hakmarrje masakrën e Orlandos, tragjedinë më të rëndë në SHBA ku u regjistruan 50 të vdekur dhe 53 të plagosur. Pretendimi i parë i autorsisë së sulmit erdhi dje nga një agjenci lajmesh e financuar nga xhihadistët. Pas Nju Jorkut, Londrës dhe më pas Parisi do të bëjnë homazhe për viktimat e sulmit terrorist. Ndërkaq, Presidenti Obama ka paralajmëruar se do të ndryshojë ligjin e armëmbajtjes. Obama tha se qeveria amerikane tani duhet të ndërmarrë masa për ligjin e armëmbajtjes, për ta ulur kështu numrin e personave që kanë leje për armëmbajtje.