KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISIS merr peng 300 punonjës të një fabrike
isis merr peng 300 punonjes te fabrike cimentos

ISIS merr peng 300 punonjës të një fabrike

Militantet e shtetit islamik kanë marrë peng punonjësit dhe kontraktorët e një fabrike çimentoje në afërsi të qytetit sirian të Dumeirit, rreth 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask. Sipas televizionit shtetëror sirian, rreth 300 punonjës të fabrikës Badijah, janë marrë peng të hënën, dhe që prej asaj dite, askush nuk ka arritur të kontaktojë me ta. Disa media të huaja raportuan se militantët kanë ekzekutuar 175 nga 300 punonjësit e marrë peng, por kjo nuk është konfirmuar akoma. Ndërkohë, agjencia e lajmeve të shtetit islamik Amak ka publikuar një video që tregon marrjen nën kontroll të fabrikës së çimentos.