KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISIS merr peng 400 persona pas sulmeve në Siri
ISIS merr peng 400 persona pas sulmeve në Siri

ISIS merr peng 400 persona pas sulmeve në Siri

Grupi ekstremist, Shteti Islamik ka rrëmbyer së paku 400 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, pasi pushtoi nje territor të ri në pjesën lindore të Sirisë, njoftoi një grup monitorues. Vezhguesi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që monitoron gjendjen në Siri nëpërmjet rrjetit të gjërë të burimeve lokale, tha se militantët morën një fshat deri tani të kontrolluar nga qeveria pas një sulmi të fuqishëm. Mes të rrëmbyerëve ka edhe anëtarë nga familjet e luftëtarëve proqeveritarë. “Druhemi se ata do të ekzekutohen ose përdoren si skllevër me pretekst se janë besnikë të regjimit”, lajmëroi grupi monitorues. Në luftimet në këtë rajon janë vrarë së paku 300 persona këtë javë, shumica e të cilëve civilë. Grupi Shteti Islamik mban nën kontroll pjesë të gjëra toke në lindje të Sirisë.