KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit rus, por Egjipti mohon
ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit rus

ISIS merr përsipër rrëzimin e avionit rus, por Egjipti mohon

Degëzimi egjiptian i grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit rus të shtunën në gadishullin e Sinait, në lindje të Egjiptit, ku humbën jetën 224 persona. “Ushtarët e Kalifatit arritën të rrëzojnë një avion rus në provincën e Sinait që transportonte më shumë se 220 kryqëtarë (pjesmarrës në kryqëzata shekujti XI – XIII) të cilët u vranë të gjithë”, bëri të ditur grupi ekstremist në një komunikatë në Twitter. Sipas tyre kjo ishte një reprezalje ndaj ndërhyrjes ruse në Siri. Por  autoritetet egjiptiane e kanë mohuar një gjë të tillë duke thënë se rrëzimi i avionit është aksident.