KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Panama Papers” dorëhiqet kryeministri i Islandës
islande dorehiqet kryeministri

“Panama Papers” dorëhiqet kryeministri i Islandës

Kryeministri i Islandës Gunlangson ka dhënë sot dorëheqjen pasi dokumentet e firmës ligjore Mosak Fonseka treguan që ai dhe e shoqja zotëronin një kompani në vendet e parajsës fiskale. Ai do të zëvëndësohet nga ministri i bujqësisë Johansson. Gunlangson akuzohet për fshehjen e pasurive familjare meqë kapin shifrën e miliona dollarëve. Më herët, ai i kishte paraqitur presidentit një kërkesë për të shpëndarë parlamentin, por kjo u refuzua nga presidenti, me argumentin se duhet të dëgjohej edhe mendimi i aleatit të Gunlagson në koalicionin qeverisës. Gjatë paradites së sotme, Gunlagson paralajmëroi së do të kërkonte zgjedhje të reja nësë partneri i tij në koalicionin qeverisës nuk do të mbështëtse qëndrimin e tij në postin e kryeministrit, pas protestave masive në reagim të përfshirjes së tij në aferën e investimeve në kompanitë guacke, përmes kompanisë Mosak-Fonseka në Panama.