KRYEFAQJA » LAJME » Ismail Kadare merr sot titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”
ismail-kadare

Ismail Kadare merr sot titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzoje sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, akorduar në fillim të vitit 2016. Nga faqja e zyrtare e Presidencës Franceze mesohet se në axhendën e presidentit Hollande është parashikuar që ceremonia e dorëzimit të këtij titulli të bëhet në orën 18.00 të ditës së sotme. Me ftesë të presidentit Hollande në këtë ceremoni të veçantë do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Fillimisht kryeministri Rama do të pritet në një takim të veçantë nga presidenti i Francës. Tashmë i nisur drejt Parisit, më herët kryeministri Rama paralajmëroi pjesëmarrjen në ceremoni, gjatë fjalës së mbajtur në Ansamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë.

Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit”, është vlerësimi më i lartë që Franca jep për një personalitet. Nderimi më i lartë kombëtar në Francë është krijuar nga Napoleon Bonaparti në 1802 dhe numëron 93 mijë anëtarë. Për vitin 2016 janë nderuar me këtë titull 600 persona, mes të cilëve edhe viktimat e Charlie Hebdo.