KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kadare, sërish mes të nominuarve për çmimin Nobel në Letërsi

Kadare, sërish mes të nominuarve për çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtari i madh shqiptar Ismali Kadare sërish mes të nominuarve për Nobelin në Letërsi. Faqja britanike Nicer Odds e rendit shkrimtarin shqiptar të 15-in mes favoriteve për vitin 2016. Sipas saj, favoriti kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.

Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i nënti. Sipas faqes britanike, ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika. Akademia Suedeze pritet të mblidhet në javët e ardhshme për të vendosur se kujt do t’i jepet Nobeli për Letërsi, që do të shpallet në muajin tetor.

Mes shumë vlerësimeve të marra ndër vite nga Kadare, ndër më të rëndësishmit vlen të përmendet çmimi “Princ i Asturias” dhënë në vitin 2009. Ndërsa në maj të 2016-s, presidenti francez Holond i dha atij titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, i cili përkoi me 80-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë.