KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Iso-polifonia labe ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Bienalen e Venecias

Iso-polifonia labe ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Bienalen e Venecias

Një përfaqësim dinjitoz është cilësuar vepra me të cilën Shqipëria është prezantuar në edicionin e 15-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia. “Të kam lënë malin”, nën këtë titull prezantohet pavioni i Shqipërisë në këtë bienale, vepër e kuratorëve Simon Battisti, Leah ëhitman-Salkin dhe Åbäke. Interesant në këtë vepër është ndërthurja e tingujve, artit dhe politikës duke shpalosur një temë të madhe e të ndjeshme siç është emigracioni. Arkitektura ndërthuret me tingujt e “Iso-Polofonisë”. Revista e famshme Vogue Italia, mbyll shkrimin kushtuar Bienales së Arkitekturës në Venecia me Pavijonin Shqiptar “Të kam lënë malin”: “Mund të kishte humbur – por nuk ka humbur – një arkitekturë e migracionit, si ajo, të cilën nderon Shqipëria me ‘I have left you the mountain’, tekste të shoqëruara me muzikë dhe të interpretuara nga këngëtare të rrallë, që janë njohur nga UNESCO si bartës të një ‘trashëgimie kulturore jomateriale’. Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qëndrim”.

Bienalja dhe suksesi i saj është përshëndetur nga kryeministri Rama gjithashtu: Shumë krenar që (falë një ideje brilante të kuratorëve dhe organizimit profesional të Ministrisë së Kulturës) pavioni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia po bën bujë të madhe e po bën të flitet bukur për Shqipërinë, shkruan kryeministri në facebook.