KRYEFAQJA » LAJME » ISUV:Bariu 56 vjeçar nga Libohova nuk ka vdekur prej antraksit
ISUV:Bariu 56 vjeçar nga Libohova nuk ka vdekur prej antraksit

ISUV:Bariu 56 vjeçar nga Libohova nuk ka vdekur prej antraksit

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka konfirmuar nëpërmjet drejtorisë rajonale të Bujqësisë në Gjirokastër se mishi që ka konsumuar bariu në Libohovë nuk ka qënë i infektuar me sëmundjen e Antraksit. Madje drejtori Thoma Puriqi hedh poshtë mundësinë e infektimit të bariut nga Antraksi, duke kundërshtuar kështu edhe provën laboratorike të Institut të Shëndetit Publik deklaruar nga Silva Bino dy ditë më parë. Në lidhje me vaksinimin e gjedhëve nga kjo sëmundje zoti Puriqi pohon se sipas strategjisë së Ministrisë së Bujqësisë kjo ndodh vetëm në zonat e prekura. Zona ku jetonte bariu, Nepravishta, nuk ka qenë në hartën e vaksinimit të Ministrisë.